ROSSONERËT KALOJNË NË ÇEREKFINALE

Milan qëndron në Champions! Tottenham eliminohet
8 March, 2023 @23:11
Skuadra e Milanit ka arritur të ruajë epërsinë nga ndeshja e parë (1-0) duke barazuar sonte me Tottenhamin në Londër, për të siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pas sa e sa vitesh.
Tottenham në 12 minutat e fundit mbeti me një lojtar më pak, pasi që Cristian Romero mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa në anën tjetër Mike Maignan bëri intervenime bravoroze për të siguruar portën dhe kështu me 0-0 përfundimtare sonte në Tottenham Hotspur Stadium, Milan i Silvio Piolit bën një hap tjetër të rëndësishëm në ngritje si ekip prej kohësh.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar momentet më të mira të ndeshjes