MILANELLO
Milan thërret futbollistët e huaj të kthehen
17 April, 2020 @22:58
Klubi i Milanit i ka ftuar të gjithë futbollistët e saj të huaj që të kthehen në klub, për stërvitjet që pritet të nisin në fillim të muajit të ardhshëm.
Foot Italia ka bërë të ditur se 4 maji tashmë po duket shumë afër, ndërsa raportet e mediave italiane thonë se rossonerët i kanë shkruar lojtarëve që s’janë afër.
Zlatan Ibrahimovic, Rafael Leao, Hakan Çalhanoglu, Simon Kjaer, Asmir Begovic, Lucas Paqueta, Ante Rebic, Franck Kessie, Rade Krunic, Samu Castillejo, Ismael Bennacer dhe Theo Hernandez - janë lojtarët që pritet t’i përgjigjen ftesës së klubit, shkruan më tej njoftimi.
I vetmi futbollist që s’banon në Itali dhe që ka qëndruar në Milano ka qenë Mateo Musacchio.
Por, të gjithë emrat që janë në dyshim për datën e kthimit duhet të përgjigjen shpejtë, pasi që ata duhet qëndruar 14 ditë në izolim para se të nisin stërvitjen.
Deri më 4 maj, kur parashihet të nisin stërvitjet, prej datës 17 prill kanë mbetur edhe 16 ditë.