Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

Milan vazhdon me Piolin ‘brilant’

Milan vazhdon me Piolin ‘brilant’


22 July, 2020 @0:27

Para pak çastesh Milan ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës së trajnerit aktual Stefano Pioli edhe për dy vite tjera.

Kështu, italiani 54-vjeçar do të jetë në krye të shtabit teknik të rossonerëve deri më qershor 2022, ka bërë të ditur para pak çastesh faqja zyrtare e klubit, acmilan.com.

“Stefano erdhi në klub në tetor të vitit 2019, fillimisht me marrëveshje deri në fund të këtij stinori, dhe pas menaxhimit briliant të pjesës së izolimit gjatë pandemisë si dhe ndikimit pozitiv të vazhdueshëm pas rifillimit të stinorit, atij i vazhdohet kontrata edhe për dy vite tjera,” ka bërë të ditur ndër të tjera komunikata e rossonerëve.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A