MILAN-JUVE
San Siro, i pakalueshëm për Juven
22 October, 2016 @22:45
Kampioni aktual i Serie A-së, Juventus, u gjunjëzua në San Siro, me golin e pësuar nga Manuel Locatelli në minutën e 65’.
Ndeshja ishte e hapur me të dyja skuadrat që krijonin raste, mirëpo në veçanti paraqitje fenomenale zhvilloi i riu Donnarumma, i cili edhe sonte e ruajti portën e paprekur, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të Milanit, ashtu siç ka qenë shumë herë këtë sezon.
Vlen të theksohet që një gol i Miralem Pjanicit për mysafirët u anulua nga referi për shkak të pozicionit jashtë loje në pjesën e parë, edhe pse pas përsëritjeve u pa që saktësia e vendimit të anësorit ishte në ‘pikëpyetje’.
Stadiumi San Siro, pas Interit, bëhet i pakalueshëm për Juventusin edhe nga Milani, që ia shkaktoi kampionit humbjen e dytë të stinorit.
Milani me këtë fitore ngritet në pozitën e dytë me 19 pikë, derisa Juve mbetet lider me dy pikë më shumë se kundërshtari.
1-0 Manuel Locatelli Goal HD - Milan 1-0… by zkriszk