Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP GOLASHËNUESIT

Milicaj kap Zenelin në krye të realizatorëve

Mark Milicaj me fanellë në dorë, duke përqafur një tifoz të ekipit/ kf-istogu.com

Milicaj kap Zenelin në krye të realizatorëve


29 September, 2014 @19:36

Sulmuesi i Istogut, Mark Milicaj, ka filluar të ngjallet në xhirot e fundit të Superligës dhe me dy golat e tij në fundjavën që e lëmë pas ndaj Drenicës në Bajram Aliu, ai ka arritur që të dalë në maje të listës së golashënuesve më të mirë - për të kapur këtu, Semir Zenelin e Hajvalisë, që këtë xhiro qëndroi i heshtur para portave kundërshtare. 

Milicaj dhe Zeneli tashmë pas shtatë xhirove të para të stinorit, udhëheqin listën e golashënuesve me nga 5 gola të shënuara, derisa përcillen nga Ibrahim Peci i Trepçës’89 dhe Kastriot Rexha i Besës, që kanë nga katër gola të shënuara. Karakeristikë e veçantë është futbollisti i mitrovicasve, Peci, i cili të gjitha golat i ka shënuar nga penalltia, prej se tanimë ish trajneri i këtij ekipi, Rafet Prekazi, kishte urdhëruar që vetëm ai të shutojë penalltitë e ekipit, pas disa tentimeve boshe të bashkëlojtarëve të tij. 



TOP GOLASHËNUESIT PAS 7 XHIROVE:

5 GOLA Mark Milicaj ISTOGU, Semir Zeneli HAJVALIA
4 GOLA Ibrahim Peci TREPÇA'89, Kastriot Rexha BESA
3 GOLA Mevlan Zeka VËLLAZNIMI, Kreshnik Lushtaku DRENICA, Genc Hamiti HAJVALIA, Fillim Guraziu HAJVALIA

 
Të gjitha lajmet nga