Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT EKIPIT TË RI

Milik para testeve mjekësore te ekipi i ri

Milik para testeve mjekësore te ekipi i ri


21 January, 2021 @11:41

Njëri ndër sulmuesit e dalluar polak, Arkadiusz Milik, që është pjesë e ekipit italian Napoli, po udhëton sot drejt Marseilles në Francë, ashtu që të kompletojë testet mjekësore para nënshkrimit me ekipin e tij të ri, Olympique Marseille.

Sky Sport Italia ka bërë të ditur se marrëveshja që dukej e pamunudur në fillim për shkak të kërkesave të mëdha të napolitanëve, është shumë afër zgjidhjes dhe Milik pritet të bëhet anëtar i ri i marsejezëve duke u huazuar deri në fund të këtij stinori dhe pastaj të aktivizohet opcioni i blerjes.

Sipas raporteve, Marseille do të paguajë 9 milionë euro për të marrë lojtarin, pastaj do të shtojë edhe 3 milionë euro tjera me bonuse si dhe do t’i jep Napolit 20% të fitimit nga shitja potenciale e lojtarit.

Milik 26-vjeçar nuk po gjen vend në ekipin e parë të Napolit, që po drejtohet nga Gennaro Gattuso, ndërsa po kërkon minuta në këmbë, ashtu që të sigurojë ftesën për Poloninë për EURO 2020 që zhvillohet këtë verë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A