Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA SUPERLIGA E KOSOVËS NË CHALLENGE TË ZVICRËS

Milot Avdyli nga ‘89-shi në Aarau

Foto: FCAarau.ch

Milot Avdyli nga ‘89-shi në Aarau


1 February, 2021 @14:36

Mesfushori i talentuar i Trepçës’89, Milot Avdyli, tashmë është lojtar i ri i ekipit zviceran Aarau.

Trepça’89 është dakorduar me ekipin zviceran, ndërsa klubi ka falenderuar Milotin për kontributin e dhënë me fanellën e gjelbër të mitrovicasve, duke i uruar fat e sukses.

“Milot Avdyli iu bashkohet vazhdës së transferimeve të futbollistëve të KF Trepçës’89 në ligat e mëdha evropiane,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i mitrovicasve.

Kontrata e tij me ekipin zviceran është deri më 30 qershor 2023, ndërsa para Trepçës’89 ai ka qenë pjesë e të rinjve të ekipit të KF Kurdës.

Miloti në total ka luajtur 25 ndeshje në Superligë dhe ka shënuar 4 gola e 5 asistime për ekipin e tij përgjatë sezonit të kaluar. Ai gjithashtu është i rregullt në Kosovën U-19.

Ai është zyrtarizuar gjithashtu edhe nga klubi zviceran si përforcim i ri i skuadrës.

Në Aarau Avdyli do të bëhet bashkëlojtar me disa futbollistë shqiptar që luajnë për Kosovën, Shqipërinë e Zvicrën si: Liridon Balaj, Donat Rrudhani, Bunjamin Hasani, Shkëlzen Gashi, Arijan Qollaku, Ersan Hajdari e Sead Selishta.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga