VUSHTRRI
Miloti përshëndetet me hat-trick
31 May, 2015 @18:14
Ylli i ekipit vushtrrias, Milot Rashica, që nga vera në vijim do të jetë pjesë e elitës së futbollit holandez me Vitessen, ka shënuar hat-trick në ndeshjen e fundit para tifozëve të ekipit.
Kosova e Vushtrrisë ka mposhtur Dritën 3-0 në ndeshjen që ka qenë më me rëndësi për ekipin gjilanas sesa atë vendas.
Sidoqoftë, kjo nuk i bëri fare përshtypje Rashicës fenomenal që shënoi tre herë sot për tu përshëndetur denjësisht - si një hero - nga ekipi i tij.
Drita me një fitore potenciale sot do të mund të mbijetonte në Superligë, por me këtë humbje, tashmë mbijetesën duhet ta kërkojë përmes Play-Outit.