FERRONIKELI
Miqësore me gjeorgjianët
5 February, 2016 @10:46
Ferronikeli që tashmë është akomoduar dhe po kryen përgatitjet parasezonale në Antalya të Turqisë, ka aranzhuar ndeshje miqësore me ekipin nga Gjeorgjia, Zugdidi, sot në ora 15.
Gjithashtu, ekipi kampion i Kosovës ka njoftuar për lëndim të futbollistit Mendurim Hoti, të cilit i është rekomanduar pushim nga mjeku i skuadrës.
Zugdidi bën pjesë në elitën e ligës gjeorgjiane të futbollit dhe është duke luftuar për mbijetesë aty.