ALTIN MERLAKU
Së pari Dukagjini
5 February, 2016 @9:59
Njëri ndër futbollistët më të dalluar të Dukagjinit të Klinës, Altin Merlaku, i cili në kohën derisa Bylbyl Sokoli drejtonte Prishtinën ishte opcion për ekipin më me famë në vend, ka thënë se objektivat e tij si lojtar janë të çojë Dukagjinin në Superligë.
“Kam oferta nga disa skuadra të Superligës. Mirëpo, për mua është me rëndësi që Dukagjini të arrijë Superligën së pari. Pas kësaj, ndoshta do t’i shqyrtoja ofertat,” ka thënë mesfushori në fjalë për mundësinë e ndërrimit të skuadrës, para udhëtimit për në Shqipëri me ekipin e tij.
Dukagjini është aktualisht në pozitën e pestë të Ligës së Parë dhe nuk është larg vendeve që dërgojnë në Superligë.