STATOVCI SHËNON!
Miqësore: Prishtina e Re mposhti Vëllaznimin
15 January, 2024 @15:53
Përforcimi i afatit kalimtar të janarit te Prishtina e Re, Urim Statovci ka treguar menjëherë cilësitë e tij te ekipi i ri, duke shënuar që në përballjen e parë miqësore ku edhe debutoi me fanellën bardhekaltër.
Statovci shënoi në fitoren e ekipit të tij ndaj Vëllaznimit 2-1, ku Prishtina e Re po bën ndeshje kontrolluese para pjesës pranverore të stinorit. Ekipi në fjalë, po mëton Superligën këtë stinor, ndërsa ka bërë disa përforcime në ekip deri tash.
Golashënuesit në ndeshjen Prishtina e Re - Vëllaznimi: Urim Statovci dhe Salih Kosumi nga penalltia për prishtinasit, ndërsa Nikson Memaj shënoi për Vëllaznimin.