Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT PASAPORTËS

Mirlind Daku merr shtetësinë shqiptare

Mirlind Daku merr shtetësinë shqiptare


23 June, 2023 @15:36

Sulmuesi i Kosovës, Mirlind Daku, që aktualisht është pjesë e ekipit slloven NK Mura, ka marrë shtetësinë shqiptare sot. Emri i tij është parë në fletoren zyrtare të Shqipërisë, ku ai dekretohet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.

Daku 25-vjeç dhe 192-centimetra i gjatë që luan në pozitën e qendërsulmuesit, ndërsa më parë ishte bërë edhe golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, aktualisht vlerësohet rreth 800 mijë euro nga Transfermarkt (webfaqe e specializuar për vlerësim të futbollistëve nga e mbarë bota), ndërsa ai pasi nuk u ftua nga reprezentacioni i Kosovës së fundi, po tenton që të bëhet pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë.

Mirlind Daku

Përndryshe, Kosova ia nisi shumë më keq sesa që paramendoi kualifikimet për EURO 2024, duke barazuar me Andorrën në shtëpi dhe duke u mposhtur nga Bjellorusia së fundi. Kjo me gjasë do t’i lë ata pa evropianin e parë të ëndërruar pas shortit, ku bëheshin llogaritë për kualifikim historik.

Pritet të shihet se çka do të ndodh me Dakun, a do të bëhet pjesë e Shqipërisë, apo do të vazhdojë të pret ftesën nga Kosova, që pas shkarkimit të Alain Giresse, pritet të bëhet para shtatorit me selektor të ri.◼️


 
Të gjitha lajmet nga