QENDËRSULMUESI KOSOVAR
Mirlind Daku përshëndetet me NS Mura
10 July, 2023 @11:35
Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, edhe zyrtarisht sot ka bërë të ditur se është ndarë nga ekipi i tij i deritashëm, NS Mura, ku luajti me sukeses si huazim nga Osijeku kroat.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Daku ka bërë të ditur se çdo fillim ka një fund, ndërsa i ka falenderuar secilit për besimin e dhënë dhe kohën e kaluar aty.
Sulmuesi 25-vjeçar në Transfermarkt vlerësohet rreth 800 mijë euro, ndërsa prej se mori pasaportën e Shqipërisë është përfolur për kalimin e tij në ligën ruse, për tu bërë pjesë e ekipit Rubin Kazan. Këta të fundit nuk kanë zyrtarizuar ende asgjë.
Stinori 2022/23 ka qenë mjaft produktiv për Dakun te Mura, pasi që në 33 paraqitje në elitën e futbollit slloven, qendërsulmuesi dha 19 gola. Ai shënoi edhe dy gola në kualifikime për Ligë të Konferencës, ndërsa një tjetër në Pokal të Sllovenisë.◼️