NGA KONFERENCA
Miu ndaj elefantit, me këmbë në tokë
26 July, 2016 @9:24
Trajneri italian i Partizanit, Adolfo Sormani, ka parapëlqyer që lojtarët dhe tifozët e ekipit të jenë me këmbë në tokë para duelit Partizani - Salzburg.
“Po flasim për një sfidë ku përballë njëri-tjetrit do të jenë miu e elefanti. Ju kujtoj, Salzburgu është në pozitën e 48 të UEFA-së, në renditjen ekipore. Ne duhet të punojmë shumë dhe të flasim pak. Optimizmin e madh gjithandej po e ndiej edhe une, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të tregojmë lojën tonë më të mirë,” ka thënë Sormani 50 vjeç në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Dueli Partizani - Salzburg zhvillohet sonte me fillim nga ora 20 në Elbasan.