NË GJAKOVË
Vëllaznimi - Shengyli, ndahen
25 July, 2016 @22:20
Skuadra e Vëllaznimit pak më parë ka bërë të ditur se ka ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me trajnerin prizrenas, Skender Shengyli.
“Të dyja palët kanë vendosur të ndërprejnë bashkëpunimin e mëtutjeshëm, meqë nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për punë në shtigje afatmesme e afatgjate,” është cituar të ketë thënë drejtuesi i klubit gjakovar, Shkëlzen Gashi.
Shengyli erdhi në gjysmëstinorin e dytë të stinorit të kaluar te Vëllaznimi, por ekipi gjakovar nuk arriti Superligën.
Në ndërkohë, postin e trajnerit te kuqezinjëtë e Gjakovës do ta kryejë Haxhi Kurhasku.
Vëllaznimi zhvilloi miqësore ndaj Lirisë së Prizrenit ditë më parë dhe barazoi 1-1, ndërsa për javën tjetër ka aranzhuar miqësore me Prishtinën.