Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GIRONA - BARCELONA

Mjafton goli i Pedrit, Barcelona fiton minimalisht

Foto: La Liga

Mjafton goli i Pedrit, Barcelona fiton minimalisht


28 January, 2023 @18:14

Me një gol të Pedrit në pjesën e dytë, Barcelona ka arritur të largohet me 3 pikë nga udhëtimi te skuadra e Gironës.

Ndeshja nuk ishte fort e lehtë me Barcelonën, me vendasit që luajtën mjaft mirë, por një gol në pjesën e dytë doli të ishte vendimtar për liderin aktual të La Ligës. Rol në golin e pësuar të vendasve pati edhe portieri Gazzaniga, i cili çuditërisht nuk bëri më mirë nga topi i ardhur prej krahut të majtë, para se Pedri ta çonte topin në rrjetë (61’). Kjo ishte paraqitja e 100-të e spanjollit në fjalë me fanellën e Barcelonës.

TABELA AKTUALE

Me një ndeshje më tepër, Barcelona ka 6 pikë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë, kurse Girona vazhdon të shqetësohet për mbetjen në elitë.

Lajm i keq për Barcelonën sot ishte lëndimi i Dembeles, i cili u largua nga loja në pjesën e parë pas një lëndimi të pësuar.

Për t’u përmendur është fakti që Barcelona pas 18 ndeshjeve të luajtura në ligë sivjet, ka pësuar vetëm 6 gola, pra 1 gol në 3 ndeshje, një statistikë fenomenale!


 
Të gjitha lajmet nga La Liga