Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C

Monaco e Zenit, vendosin në xhiron e fundit

Monaco e Zenit, vendosin në xhiron e fundit


26 November, 2014 @23:02

Fitorja e Zenit St Petersburg ndaj Benficës ka eliminuar këta të fundit nga Liga e Kampionëve. 

Goli i portugezit Danny ka mbajtur gjallë shpresat e ekipit të Andres Villas Boas për Ligë të Kampionëve, derisa Benfica përshëndetet nga garat europiane për këtë stinor. 

Në ndeshjen tjetër, Monaco ka arritur që të shënojë fitore të madhe në Bay Arena të Leverkusenit për të çuar gjithçka në - ndeshjen e xhiros së fundit. 

Derisa Leverkusen kualifikohet për pranverë në çdo rezultat, e Benfica bie nga çdo kombinim, për Monacon dhe Zenitin ndeshja e fundit në Louis II të Principatës do të jetë finale e vërtetë. 

Monacoja del nga grupi me barazim, derisa Zeniti duhet të shënojë fitore nëse e do ende Ligën e Kampionëve. 



Ndeshjet e radhës:

Monaco - Zenit St Petersburg
Benfica - Bayer Leverkusen


TABELA E GRUPIT C:

1 Bayer Leverkusen 9 pikë
2 Monaco 8 pikë
3 Zenit St Petersburg 7 pikë
4 Benfica 4 pikë

 
Të gjitha lajmet nga