LOUIS II
Monaco fiton, pas 4 xhirove
2 December, 2014 @23:23
Ata janë mposhtur nga nënkampioni aktual i Francës, që nuk është në formë të mirë, Monaco.
Bullgari me përvojë, Dimitar Berbatov, nga penalltia në pjesë të dytë solli në epërsi ekipin e tij, derisa në minutat shtesë të takimit, Yannick Ferreira Carrasco realizoi për përfundimtaren 2-0.
Kjo ka qenë fitorja e parë e ekipit nga Principata pas katër xhirove në Ligue 1, derisa tashmë ata kërcejnë nga vendi i dhjetë në të tetin në tabelë.
Kjo ka qenë vetëm fitorja e gjashtë e Monacos këtë kampionat, derisa kanë edhe pesë humbje.
Lens në anën tjetër, ka vetëm një fitore në 5 xhirot e fundit dhe sonte kanë dështuar të shënojnë një penallti pas golit të Berbatovit, derisa Monaco që nga minuta e 35-të e takimit ka luajtur me dhjetë futbollistë pasi që braziliani ëallace u ndëshkua me karton të kuq direkt.