Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MPOSHTET INTER

Monza godet Interin, nerazzurrëve u rrezikohet Liga e Kampionëve!

Monza godet Interin, nerazzurrëve u rrezikohet Liga e Kampionëve!


16 April, 2023 @0:22

Të shtunën vonë, Inter u befasua në shtëpi nga Monza që po tregon lojëra të mira, duke u mposhtur 0-1 [Luca Cardirola 78’]. Humbja bën që nerazzurrët të mbesin në pozitën e pestë me dy pikë më pak se Milan dhe Roma, derisa kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Inter ka pasur disa raste për të shënuar më parë, por secilin prej tyre e çuan në pakthim. Romelu Lukaku fillimisht, pastaj Tucu Correa dy herë hezitoi në rast të mirë për të shutuar. Belgu kishte edhe dy raste tjera më vonë, ndërsa kah fundi Luataro Martinez e Edin Dzeko në aksion, ky i fundit për pak s’qëlloi portën e kundërshtarit!

Humbja tashmë rrezikon Ligën e Kampionëve për Interin, edhe pse kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A