Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Mourinho i pakënaqur me Bale

Mourinho i pakënaqur me Bale


15 January, 2021 @17:16

Reprezentuesi i Uellsit u kthye në veri të Londrës në verë pas shtatë viteve me Real Madrid.

Kthimi në shtëpi i Bale u prit me një bujë të madhe, mirëpo më pas doli të jetë gjithçka tjetër përveç një kthimi të lavdishëm.

Bale ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa prej tyre vetëm katër ka pasur në Premier League, duke qenë startues në vetëm një ndeshje.

Mourinho e neglizhoi ish-yllin e Southampton për përzgjedhjen kundër Manchester City, Chelsea dhe Arsenal, ndërsa Special One, sipas ESPN, tha se nuk ishte i kënaqur nga paraqitja e tij në humbjen e muajit të kaluar kundër Leicester.

31-vjeçari u injorua përsëri të mërkurën në mbrëmje kur Spurs barazoi me Fulhamin, pasi Mourinho zgjodhi dyshen Erik Lamala dhe Carlos Vinicius para uellsianit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League