Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARCA

Mourinho ka qarë vetëm një herë pas humbjes

Foto: goal.com

Mourinho ka qarë vetëm një herë pas humbjes


3 May, 2020 @3:13

Trajneri i Tottenham Hotspur Jose Mourinho ka treguar se vetëm një herë ka qarë përgjatë karrierës së tij pas humbjes.

Kjo ka ndodhur në vitin 2012 kur ai drejtonte Real Madridin dhe ishte eliminuar nga Bayerni në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti bavarez kishte shkuar në finale pas ekzekutimit të penalltive, pasi që të dyja ndeshjet kishin përfunduar me rezultat 2-1 në të mirë të vendasve. Bayern kishte fituar 2-1 në Gjermani, ndërsa Real fitonte atë natë 2-1 në Spanjë.

E pas penalltive Bayern arriti në finale.

“Për fat të keq ky është futbolli. Cristiano, Kaka, Ramos… tre super futbollistë, tre super raste, por edhe ata janë njerëz. Ajo natë ka qenë e vetmja kur kam qarë pas humbjes. Më kujtohet mirë. Aitor (Karanka, ndihmës trajner në atë kohë) më la para shtëpisë me kerr, unë isha duke qarë,” kujtoi Mourinho momentin e dhimbshëm në karrierë, transmeton Marca.

Atë stinor Real Madridi kishte kryer stinorin në LaLiga si kampion me 100 pikë dhe me 121 gola të shënuara, duke pësuar vetëm dy humbje gjatë gjithë stinorit (nga Levante dhe Barcelona).


 
Të gjitha lajmet nga La Liga