Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA I REZISTON VËLLAZNIMIT TË ZGJUAR VONË

Moustapha Ba, ia siguron Trepçës pikën në Gjakovë

Fotot: KFVellaznimi/ fb

Moustapha Ba, ia siguron Trepçës pikën në Gjakovë


30 April, 2023 @20:54

Vëllaznimi i rënë edhe matematikisht nga Liga e Parë këtë stinor ka vazhduar me paraqitjet e mira nën drejtimin e trajnerit Megzon Visoka, edhe pse tash është vonë për të shpëtuar stinorin.

Gjakovarët kanë qenë dy herë në epërsi në përballje ndaj Trepçës në përballjen e zhvilluar të dielën, por sulmuesi i ekipit të drejtuar nga Emin Baliqi, Moustapha Ba, dy herë ka shpëtuar skudrën nga disavantazhi për t’ia siguruar pikën atyre, ndërsa ekipi është ngritur në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare, Vëllaznimi 2—2 Trepça [Bill Wilson 27’, Gentrit Bislimi 41’ — Moustapha Ba 28’, 50’]. Në golat e Ba-së asistuan Bleron Fetahu dhe Edis Ahmeti, të dy të rinj të ekipit.

Bill Wilson @ Vellaznimi

Vëllaznimi pas 24 ndeshjesh ka 11 pikë, ku deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 3 ndeshje, ndërsa Trepça ka kapur kuotën e 30 pikëve dhe është në vend të gjashtë.

 


 
Të gjitha lajmet nga