EURO 2016

REUTERS/Arkiv
Moutinho kërkon kujdes para Shqipërisë
3 September, 2014 @16:32
Mesfushori kreativ i Monacos dhe njëri ndër lojtarët më të dalluar të mesfushës portugeze, Joao Moutinho, është shprehur kujdesshëm para ndeshjes që vendi i tij e luan ndaj Shqipërisë.
“‘Brazili 2014’ është një gjë e kaluar. Tani jemi të fokusuar për EURO 2016 dhe duhet të mposhtim Shqipërinë para shikuesve tanë. Ne duhet të përmirësojmë punën ekipore në skuadër ngase nuk do të jetë e lehtë ndeshja në Aveiro. Shqipëria nuk është kundërshtar i lehtë,” ka thënë i stresuar Moutinho, përshkruan e përditshmja sportive portugeze, Record, fjalët e lojtarit.
Shqipëria gjendet në fazën përgatitore para ndeshjes me Portugalinë në La Coruna të Spanjës, pranë Oqeanit Atlantik.
Ndeshja zhvillohet të dielën më 7 shtator me fillim nga ora 20:45.