FEDERATA

BOROZANI/D.S./Arkiv
Rriten shpërblimet për ndeshje ndaj Portugalisë
2 September, 2014 @17:55
Federata Shqiptare e Futbollit do të shpërblejë me 5 mijë euro për kokë lojtarët e kombëtares shqiptare në rast të një pike të fituar në Portugali, në ndeshjen që zhvillohet të dielën.
E përditshmja tiranase, Panorama Sport, duke u bazuar në burimet e saja pranë FSHF-së ka shkruar se kjo gjë është e sigurt, ndërsa në rast të fitores historike ndaj Portugalisë - futbollistët do të mund të marrin deri në 10 mijë euro secili.
Në të vërtetë, FSHF-ja jep 5 mijë euro për fitore dhe 3 mijë euro për pikë të fituar jashtë vendit, ndërsa 1 mijë euro për barazim e 3 mijë euro për fitore në Shqipëri.
Sidoqoftë, rëndësia e ndeshjes me Portugalinë, si dhe niveli i lartë i kombëtares kundërshtare të kuqezinjëve, ka bërë që drejtuesit e futbollit shqiptar të çlirojnë kuletën për gjithçka që do të mund të ishte pozitive në natën e 7 shtatorit në Aveiro, që ka kapacitet prej 31 mijë ulësesh.