Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Nesër nis xhiroja e radhës

BOROZANI/Erdis Driza

Nesër nis xhiroja e radhës


2 September, 2014 @10:14

Xhiroja e radhës e Superligës së Kosovës nis nesër (e mërkurë), me katër ndeshje në program. Drita pret Ferizajin në ndeshjen e fqinjëve, Trepça’89 do të kërkojë të vazhdojë serinë e mirë të rezultateve në Riza Lushta ndaj Drenicës, derisa Istogu do të kërkojë pikët e para prej se erdhi në elitë nga gjakovarët e Vëllaznimit. 

Prishtina-Ferronikeli

Të mërkurën gjithashtu takohet edhe Prishtina me Ferronikelin, që pritet të jetë ndeshje mjaft interesante. Kjo për faktin se dy skuadrat kanë dallim nga njëra-tjetra vetëm një pikë - e Ferronikeli gjithnjë e më shumë po tregohet i rrezikshëm për kundërshtarët. 

Pas disfatës në xhiron e parë ekipi i Gani Sejdiut ka radhitur dy fitore dhe tani Prishtina nuk do ta ketë të lehtë, posaçërisht nëse kihet parasysh ndeshja e fundjavës ndaj Trepçës’89, por edhe ajo e së shtunës ndaj Sivassporit. 

Besa-LlamkosKosova

 

Besa, që pretendon titullin e ende nuk ka shijuar fitoren do të bëj çmos ndaj kampionit - që si duket në xhiron e fundit hyri në formë. Pejanët përkundër se po janë tepër të mirë në 45 mintutat e para të ndeshjes, në pjesën e dytë po e lëshojnë ndeshjen nga duart. 

E në anën tjetër, Llamkos Kosova, ka fituar vetëbesim të madh pas mposhtjes së Istogut me rezultat të thellë në Ferki Aliu.

Ndeshja e fundit e xhiros luhet të premten, ku lideri i befasishëm i Superligës, Hajvalia pret Trepçën, që fiton si vendas e mposhtet si mysafir.

NDESHJET E XHIROS SË KATËRT DHE TABELA AKTUALE



Orari i xhiros së katërt:

E mërkurë: Ora 16:00 Drita-Ferizaji Gjyqtar kryesor: M. Baliu
E mërkurë: Ora 16:00 Trepça'89-Drenica Gjyqtar kryesor: B. Kasumi
E mërkurë: Ora 16:00 Istogu-Vëllaznimi Gjyqtar kryesor: N. Raci
E mërkurë: Ora 16:00 Prishtina-Ferronikeli Gjyqtar kryesor: S. Isufi
E enjte: Ora 16:00 Besa-LlamkosKosova Gjyqtar kryesor: H. Hajdari
E premte: Ora 16:00 Hajvalia-Trepça Gjyqtar kryesor: I. Kelmendi

PARA MBYLLJES

Edhe Ben Arfa në Hull

Premier League/Transfere

Edhe Ben Arfa në Hull

02/09/14 @ 08:28

GIANNI DE BIASI

S’ka frikë ndaj Portugalisë

Shqipëria/International

S’ka frikë ndaj Portugalisë

02/09/14 @ 08:22

ALVARO NEGREDO

Huazohet me obligim blerjeje nga Valencia

Premier League/La Liga/Transfere

Huazohet me obligim blerjeje nga Valencia

02/09/14 @ 00:24

LOFTUS ROAD

QPR blen brazilianin nga Tottenham

Premier League/Transfere

QPR blen brazilianin nga Tottenham

02/09/14 @ 00:12

RIVALI I DUKAGJINIT

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

24/07/23 @ 15:09

RIVALI I DRITËS

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

24/07/23 @ 14:59

SHORTI I UECL

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

24/07/23 @ 14:48

PODUJEVË

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

24/07/23 @ 14:32

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

SUHAREKË

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

22/07/23 @ 16:21

23-shja e DRITËS

Drita publikon listën e lojtarëve për Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Drita publikon listën e lojtarëve për Ligë të Konferencës

22/07/23 @ 16:15

PRIZREN

Altin Sylejmani kalon te Liria

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Altin Sylejmani kalon te Liria

22/07/23 @ 15:58

FEDERATA NJOFTON

Projekti i fushave: Në Zhur e Dragash, përfundon faza e parë

FFK Liga e Dytë/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Projekti i fushave: Në Zhur e Dragash, përfundon faza e parë

21/07/23 @ 11:43

GJILANI ELIMINOHET!

Progres Niederkorn eliminon Gjilanin nga garat evropiane

Conference League/FFK Superliga

Progres Niederkorn eliminon Gjilanin nga garat evropiane

20/07/23 @ 21:54


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga