Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WEST HAM 3-2 CHELSEA

Mposhtet Chelsea, nuk arrin pozitën e tretë

Foto: premierleague.com

Mposhtet Chelsea, nuk arrin pozitën e tretë


1 July, 2020 @23:15

Rast ideal për të dalë në pozitën e tretë të tabelës së Premier Ligës ka pasur Chelsea sonte.

Por ekipi i Frank Lampardit nuk i ka bërë ballë West Ham Unitedit që ka kërkuar me çdo kusht fitoren për të dalë nga zona e rënies së Premier Ligës.

TABELA AKTUALE

West Ham United ka shënuar fitore 3-2 [Soucek 45, Antonio 51, Yarmolenko 89 - Willian 45p, 72] ndaj Chelseat sonte, ndërsa ekipi nga Stamford Bridge tashmë rrezikon edhe pozitën e katërt pasi që Manchester United e Wolves janë në pritje të gabimit të radhës për të kërcyer në pozitën që dërgon në Champions League.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League