Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESFUSHORI OFANZIV

Muhamed Dubova prej Gjilanit kalon te FK Dubnica

Muhamed Dubova prej Gjilanit kalon te FK Dubnica


1 February, 2022 @10:58

Gjilani ka njoftuar zyrtarisht dje se futbollisti i tyre Muhamed Dubova është transferuar te ekipi sllovak, FK Dubnica nad Vahom.

Gjilani nuk ka bërë të ditur detajet e transferimit të lojtarit, por ka treguar se futbollisti i është bashkuar radhëve të ekipit, që garon në ligën e dytë të Sllovakisë.

Lideri i pjesës vjeshtore të stinorit ka falenderuar Dubovën për bashkëpunimin me skuadrën dhe i ka dëshiruar fat në karrierën e tij.

Në anën tjetër nga FK Dubnica nuk ka pasur asnjë njoftim lidhur me transferimin e lojtarit. Por, vetë Dubova 20-vjeçar ka bërë të ditur kalimin e tij te ekipi sllovak, derisa ka falenderuar Skifterat dhe trajnerët për mbështetjen e dhënë ndaj tij.

“Nga sot do të jem pjesë e ligës sllovake në klubin Dubnica nad Vahom. Jam i motivuar dyfish më shumë ngase do t’a prezantoj denjësisht imazhin e kombit tim,” ka shtuar mesfushori ofanziv që luan edhe si sulmues, në postimin e bërë në llogarinë personale të Facebookut.

Vlera e tij sipas Transfermarkt llogaritet të jetë rreth 25 mijë euro, që edhe mendohet të jetë shuma sa ka paguar ekipi sllovak drejt të kuqve nga Anamorava.


 
Të gjitha lajmet nga