SPANJË

Foto:Google
Mund të rikthehen tifozët
27 April, 2021 @15:03
Kthimi i publikut në stadiume po afrohet gjithnjë e më shumë. Sipas Cadena SER, Pedro Sánchez, kreu i qeverisë spanjolle, ka dhënë dritën e gjelbër që në tribunat të rikthehen përsëri tifozët. Propozimi ka kaluar në tryezën e Carolina Darias, Ministre e Shëndetësisë. Borozani.com
Qëllimi i qeverisë është që të ketë mbështetës në tribuna në katër ndeshjet e fundit të La Ligës.
Në ndeshjen Barcelona-Atlético Madrid në Camp Nou dhe Real Madrid- Sevilla në Alfredo di Stefano. Ose të paktën në dy ndeshjet e fundit, në rastin më të keq.
Nëse lejohet një gjë e tillë, vetëm 25% e tribunave do të shfrytëzohen për tifozë momentalisht.
Ndeshja e fundit me tifozët para pandemisë së koronavirusit ishte më shumë se një vit më parë, më 8 mars, 2020: Real Betis-Real Madrid.