Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERE

Mundësi e mirë për lojtarët e ‘lirë’

Foto: AS Official

Mundësi e mirë për lojtarët e ‘lirë’


3 July, 2021 @17:40

Kanë edhe një vit deri te skadimi i kontratës së tyre, por që nga skadimi i kontratës, viti 2022, ata mund që të jenë lojtarë të lirë, pra pa agjentët e tyre.

Kështu, bëhet fjalë për lojtarët: Leon Goretzka(Bayern), Eduardo Camavinga(Rennes), Paul Pogba(Man Utd), Cristiano Ronaldo(Juventus), Paulo Dybala(Juventus), Ansu Fati(Barcelona), Pedri(Barcelona), Lorenzo Isigne(Napoli), Kylian Mbappe(PSG) si dhe Ousmane Dembele(Barcelona).

E, për disa nga lojtarët e cekur më lart, kanë nisur që moti interesimet. Ndoshta ai i cili ka tërhequr vëmendjen më së shumti në këtë mes është portugezi, Cristiano Ronaldo, i cili në fundin e sezoniës tek skuadra e Juve, ai kishte tërhequr të gjitha veturat e tij nga Torino e Italisë. Sipas raportimeve të mediave e gazetarëve italianë, Ronaldo është duke menduar për një aventurë të re, në njërën nga këto klube: Man Utd, Real Madrid, Everton, Chelsea.

Por, jo më pak i rëndësishëm këtu mbetet edhe 22 vjeçari francez, Mbappe, i cili përkundër që kishte fituar epitetin e lojtarit tragjik, pasi huqi penalltinë ndaj Zvicrës, për t’u eleminuar kështu me kombëtaren e tij, Francën nga “Euro-2020”, Mbappe po kërkohet nga klubet e mëdha të botës, anipse drejtuesit e skuadrës së Parisit kanë deklaruar se lojtari në fjalë nuk është në shitje. Klube si Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich janë të interesuar për të nënshkruar me lojtarin, por që problem mund të jetë ndoshta edhe kërkesa e lojtarit për pagën sezonale.

Ndërsa, sa i përket Pogba, mendohet se do të rikthehet edhe një herë tek skuadra e Juventus, çfarë kishin deklaruar edhe disa gazetarë italianë; Di Marzio, duke thënë se ka një opsion në mes shkëmbimit Ronaldo-Pogba, pra Juve-Utd.

Vlen të theksohet se kjo mund të jetë një mundësi e ‘artë’ edhe për skuadra më të vogla, pasiqë është një lehtësim shumë i madh nga kosto e agjentëve të këtyre lojtarëve, në rast se ata largohen nga klubet e tyre, duke mos nënshkruar apo rinovuar kontratat e tyre.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League