Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA 1-0 FERONIKELI'74

Mundi shpërblehet, Syla i sjell fitoren e parë kampionale Trepçës

Foto: KFTrepça/fb

Mundi shpërblehet, Syla i sjell fitoren e parë kampionale Trepçës


26 August, 2022 @21:00

Pas humbjes më të thellë në xhiron e parë të kampionatit, Trepça e drejtuar nga Emin Baliqi është këndellur që në xhiron e dytë dhe ka shënuar fitoren e parë kampionale për të dalë nga fundi i renditjes tabelare.

Mitrovicasit kanë shënuar fitore ndaj Feronikelit’74 me rezultat minimal, në hapje të xhiros së dytë të stinorit për të kapur tri-pikëshin e parë të stinorit. E fitorja erdhi vonë, por me luftë të treguar në fushë, e merituar për të sjellë gëzim te minatorët.

Mundi i lojtarëve u shpërblye 9 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, kur Arlind Syla tundi rrjetën e kundërshtarit, për t’ia dhënë Trepçës fitoren e parë kampionale, kur shënoi pas një korneri, duke u gjendur mirë në zonë për: Trepça 1-0 Feronikeli’74 [Arlind Syla 81].

TABELA AKTUALE

Ndërsa trajneri Baliqi pas ndeshjes ka theksuar se përkundër të gjitha kushteve jo të mira ku ka stërvitur ekipi, aroma e djersës së këtyre futbollistëve që po e bën të lumtur atë, është më e këndshme se cilido parfem!

Në anën tjetër Feronikeli’74 ka pësuar humbjen e parë sezonale, pas barazimit në fillim të stinorit. E futbollistët, ku ka edhe ish lojtarë të njohur të Superligës, duhet të kërkojnë fitoren në xhirot e radhës.

Në xhiron e radhës, Trepça udhëton për në Prizren për tu ndeshur me ekipin A&N atje, derisa Feronikeli’74 pret skuadrën e Vëllaznimit.

Kujtojmë, Trepça është duke luajtur ndeshjet si vendas në Rexhep Rexhepi të Drenasit, për shkak se Adem Jashari është në gjendje aspak të mirë. E mitrovicasit pikërisht sot, kanë qenë në cilësi të vendasit pikërisht në fushën ku Feronikeli’74 luan si vendas!


 
Të gjitha lajmet nga