PAJAZITI
Mungesat ndikuan
4 November, 2015 @15:16
Trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti, është ndarë i zhgënjyer nga takimi me Lirinë.
Pas disfatës në derbi ndaj Dritës, Gjilani u mposht edhe nga Liria sot.
“Pësuam dy disfata brenda javës. Sot ishim me dy mungesa të mëdha në mbrojtje, kyqe mund të them. Në pjesën e parë luajtëm mirë, patëm raste, por pas golit të Lirisë lojtarët nuk u këndellën në pjesë të dytë. Do të jemi të kompletuar në xhiron e radhës ku do të luajmë si gjithnjë pë fitore,” ka thënë Pajaziti për Radio Kosovën pas ndeshjes në Prizren.
Gjilani ka regjistruar humbjen e dytë me radhë në kampionat dhe të katërtën në përgjithësi këtë stinor në Superligë.