CLAUDIO MARCHISIO

REUTERS/Arkiv
Mungon në derbi
25 February, 2016 @13:24
Claudio Marchisio, njëri ndër mesfushorët më të mirë të Juventusit, do të mungojë në dy derbi që ekipi i tij do t’i zhvillojë brenda pak ditëve ndaj Interit.
Juventus pret Interin të dielën në përballjene Serie A-së, ndërsa tre ditë më vonë ndaj rivalit të njejtë luajnë në kuadër të Kupës italiane.
Marchisio ka lënduar muskujt e këmbës, ka shkruar njoftimi në juventus.com sot, ndërsa atij do t’i duhet së paku një javë për tu shëruar plotësisht.