ISMET MUNISHI

Munishi: Rezultati tregoi se kush është ‘baba’!
5 May, 2021 @18:44
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, në deklaratën e tij pas barazimit 1-1 me Dritën, shprehu kënaqësinë për rezultatin e arritur.
“Ishte një ndeshje e mirë, na mundësojë edhe fusha. Për neve ishte me rëndësi mos të humbim, sepse kemi pas shumë mungesa edhe ju kemi premtuar tifozëve që do të bëjmë luftë të fortë. Për mua ky barazim është si një fitore e vogël, për t’i treguar opinionit se kush është ‘baba’”, tha Munishi.
Me këtë rezultat Drita ka marrë goditje të rëndë në tabelë duke mbetur në hap prapa në luftë për titull.