TORINO - LAZIO

Muriqi e Immobile shpëtojnë Lazion nga humbja
23 September, 2021 @23:11
Torino dhe Lazio e mbyllën xhiron e pestë në Serie A me barazim 1-1.
Torino kaloi në epërsi me Marko Pjaca në minutën e 76’. Vedat Muriqi u inkuadrua në minutën e 79’ dhe e përfitoi penalltinë në minutën e 90+1’, ku nuk gaboi Ciro Immobile nga pika e bardhë dhe dyshja në fjalë ia sollën pikën Lazios.
Elseid Hysaj ishte startues dhe luajti 90 minuta, kurse Thomas Strakosha ishte në bankë.
Në anën tjetër te Torino edhe Etrit Berisha edhe Mërgim Vojvoda ishin në bankë dhe nuk u inkuadruan në fushë.
Për Lazion ky ishte barazimi i dytë rresht dhe me 8 pikë gjendet në pozitën e shtatë, ndërsa Torino me 7 pikë gjendet në pozitën e nëntë në Serie A.