SUPERLIGA TURKE

Mërgim Berisha asiston, Ozili shënon, Fenerbahçe përfiton
23 September, 2021 @23:06
Në xhiron e gjashtë të Superligës turke, ku të gjitha kundërshtarët lëshuan pikë, Fenerbahçe arriti një fitore me vlerë të madhe ndaj Giresunsporit.
Goli i Fenerbahçes erdhi në minutën e 2’ të ndeshjes me Ferdi Kadioglu, kurse Giresunspori dështoi nga penalltia në minutën e 40’ me Ibrahima Balde.
Futbollisti gjerman me origjinë kosovare, Mërgim Berisha u inkuadrua në fushë në minutën e 60.
Berisha e shfrytëzoi gabimin e mbrojtësit të Giresunsporit, dhe asistoi te Mesut Ozil në minutën e 64’.
Giresunspori shënoi golin e parë të stinorit në minutën e 85’ me Souleymane Doukara, por nuk mjaftoi për fitore dhe me rezultat 2-1 ndeshja i takoi Fenerit.
Fenerbahçe me këtë fitore gjendet në pozitën e katërt me 13 pikë, një pikë më pak se lideri Besiktas.