Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FENERBAHCE - KAYSERISPOR

Muriqi hyn si zëvendësues për t’ia dhënë nismën për fitore ekipit

Muriqi hyn si zëvendësues për t’ia dhënë nismën për fitore ekipit


12 June, 2020 @22:17

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka hyrë në lojë si zëvendësues në pjesë të dytë të ndeshjes për t’ia dhënë golin e barazimit ekipit të tij që shpejt arriti edhe golin e fitores për përfundimtaren 2-1 [Muriqi 87p, Gustavo 88 - Mensah 59].

Fenerbahçe ka arritur të shënojë fitoren e parë në Superligën turke që prej muajit janar të këtij viti, ndërsa fitorja erdhi pas plotë 7 ndeshjesh të zhvilluara.

Sonte, janë zhvilluar ndeshjet e para të Superligës turke në futbollin “post-pandemik”, ndërsa Fenerbahçe e nisi me fitore ndaj Kayserisporit të Robert Prosineçkit.

TABELA AKTUALE

Fenerbahçe sonte u drejtua nga trajneri i përkohshëm i ekipit Tahir Karapinar, ndërsa që nga minuta e 13 e ndeshjes luajti me 10 lojtarë, pasi që Ozan Tufan u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Muriqi përveç golit, pati edhe dy raste të mira për të shënuar sonte, derisa në fushëlojë ishte për 25 minuta, prej se zëvendësoi të riun Ferdi Kadioglu.


 
Të gjitha lajmet nga International