Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FENERBAHCE - BASAKSEHIR 2-0

Muriqi s’ndalet, Fenerbahçe i afrohet liderit

Muriqi s’ndalet, Fenerbahçe i afrohet liderit


25 January, 2020 @20:12

Sulmuesi gjigand i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon me gola te Fenerbahçe.

Në ndeshjen e luajtur në mes të Fenerit dhe Basaksehirit, skuadra e Vedatit e mposhti kundërshtarin me rezultat 2-0.

Fenerbahçe e donimoi ndeshjen që nga fillimi, por tentimet për të shënuar ishin të pasukseshme në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, së pari në skenë doli gjermani Max Kruse që shënoi në minutën e 72’, kurse sulmuesi prizrenas Vedat Muriqi e vulosi rezultatin në minutën e 86’, pas asistimit të Garry Rodriguesit.

Deri më sot, Basaksehiri e kishte një seri prej 16 ndeshjeve pa humbje, prej se kishte pësuar pikërisht në xhiron e dytë nga Feneri.

Fenerbahçe aktualisht me një ndeshje më shumë gjendet në pozitën e dytë me 37 pikë.

Vedat Muriqi është duke shënuar në 4 ndeshjet e fundit, derisa sonte ishte goli i 12 i tij në Superligën Turke.


 
Të gjitha lajmet nga International