Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA: LAZIO - UDINESE

Muriqi startues, Immobile e zëvendëson dhe e kualifikon Lazion

Vedat Muriqi gjatë tentimit të parë të tij për të shënuar sonte/ Foto: sslazio/fb

Muriqi startues, Immobile e zëvendëson dhe e kualifikon Lazion


18 January, 2022 @23:38

Vedat Muriqi ndoshta fitoi për herë të fundit rastin te Lazio që të nis ndeshjen si startues sonte. Ndeshja e Kupës së Italisë mes Lazios dhe Udineses ishte një mundësi për trajnerin Maurizio Sarri që të eksperimentojë me 11-shen dhe ai ndër të tjera futi edhe kosovarin si startues.

Muriqi në lojë kishte dy raste të mira për shënim në pjesë të parë të lojës. Të dyja rastet me kokë, derisa të parën (12min.) portieri e mbron me mund, goditja e dytë me kokë (20min.) i shkoi drejt në trup të portierit Marco Silvestri. 

Immobile

Mosardhja e golit bëri që Sarri të aktivizojë sulmuesin kryesor të ekipit dhe ndër golashënuesit më të mirë në Serie A, Ciro Immobile. E italiani nuk zhgënjeu, derisa zëvendësoi Muriqin në minutën e 70 të ndeshjes, duke i dhënë Lazios kualifikimin në vazhdime (pjesa e rregullt e ndeshjes mbaroi 0-0) me një ikje në kohë nga ofsajdi për të paraboluar portierin kundërshtar dhe t’ia sjellë lazialëve kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë, 1-0 [Immobile 106].

Lazio

Në çerekfinale të Kupës së Italisë Lazio do të jetë mysafire e Milanit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A