FITORJA ERDHI NË PJESË TË DYTË

Murseli e Ymeri për fitoren stabilizuese te Vjosa
12 March, 2023 @19:32
Vjosa është tash në mes të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi B dhe në stinorin e parë aty mund të thuhet që ka thuajse të sigurt qëndrimin në këtë kategori garash.
Ekipi nga Shtimja që pas afatit kalimtar të janarit emëroi Leotrim Krasniqin trajner, i cili e zëvendësoi Erdin Hashanin e shkarkuar, ka shënuar fitore të thellë ndaj Kikës së Hogoshtit të Kamenicës, që drejtohet nga Sadat Pajaziti me përvojë.
Fitorja ka ardhur në pjesë të dytë të ndeshjes, pasi që e para ishte baraz 1-1. E me tre golat e shënuara në pjesë të dytë të duelit, Vjosa ka shkuar te fitorja e tetë kampionale dhe tashmë si e pesta në renditje pas 18 ndeshjesh ka 27 pikë.
Kika në anën tjetër mbetet në 21 pikë nga 18 ndeshje dhe është e renditur në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare të Ligë së Parë Grupi B.
Vjosa 4-1 Kika [Riad Murseli x2, Drin Ymeri x2 - n.n.] (1-1)pp.