Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERENCVAROS - UJPEST

Myrto Uzuni shkëlqen në derbi

Foto: fradi.hu

Myrto Uzuni shkëlqen në derbi


27 September, 2021 @8:40

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka shkëlqyer në fitoren e Ferencvarosit ndaj Ujpestit, ndër derbit më të mëdhenjë në Hungari.

Beratasi ka shënuar golin e fundit për ekipin e tij në fitoren, 3-1, ndërsa ka thënë se kjo fitore u dedikohet tifozëve të zjarrtë, me të cilët ka festuar edhe vet pas golit të shënuar.

Ai gjithashtu ka asistuar në golin e dytë të skuadrës. Përndryshe Uzuni është duke kaluar stinor tepër të mirë me Ferencvarosin. Ai ka dy gola të shënuar këtë stinor në NBI ndërsa është lojtar i padiskutueshëm i 11-shes së parë të teknikut austriak, Peter Stöger.

Për Ujpestin përgjatë 90-minutave në skuadër luajti reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati (mbrojtësi).


 
Të gjitha lajmet nga International