Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAGLIARI - NAPOLI

Napoli fiton, vjen debutimi i Rrahmanit

Foto: SSC Napoli

Napoli fiton, vjen debutimi i Rrahmanit


3 January, 2021 @16:51

Më në fund ka ardhur debutimi i Amir Rrahmanit te Napoli.

Qendërmbrojtësi i Kosovës, ndonëse është te skuadra napolitane që nga fillimi i sezonit, ende nuk e kishte zhvilluar asnjë paraqitje për këtë skuadër deri sot, kur edhe debutoi ndaj Cagliarit.

TABELA AKTUALE

Sot Rrahmani ishte në bankën rezervë dhe u inkuadrua në lojë në minutën e 87’, ndërkohë që Napoli e mposhti Cagliarin 1-4. Zielinski (2), Lozano dhe Insigne (P) ishin golashënuesit e Napolit sot.

Sikur Rrahmani, edhe Elseid Hysaj sot ishte në bankën rezervë, por ky i fundit nuk u inkuadrua aspak.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A