Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEICESTER CITY - WEST HAM

Shënoi dhe devijoi për barazim!

Shënoi dhe devijoi për barazim!


27 October, 2018 @20:27

Një orë rezistuan me një lojtar më pak në fushë mysafirët nga Londra, para se Wilfred Ndidi në minutën e fundit të ndeshjes (89’) të barazojë rezultatin në 1-1. Goli i parë i nigerianit në Premier League, erdhi pas devijimit nga Fabian Balbuena, i cili kishte kaluar West Hamin në epërsi në pjesën e parë të ndeshjes (30’).

PREMIER LEAGUE TABELA

Në minutën e 38të të ndeshjes, Mark Noble ishte përjashtuar me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rrezikshme. Sidoqoftë, të dy ekipet mbyllën ndeshje me shifër të barabartë lojtarësh, pasi gjatë mbrojtjes së kundërsulmit të ‘çekanëve’ pas golit të pësuar, mbrojtësi i Leicester Cityt, Daniel Amartey pësoi një lëndim të llahtarshëm.

 


 
Të gjitha lajmet nga