SERIE A

AP
Ndërprehet ndeshja Roma-Parma
2 February, 2014 @17:27
Fishkëllima e fundit e gjyqtarit në duelin e xhiros së 22 në Serie A, ndërmjet Romës dhe Parmës, mbeti pa u dëgjuar.
Stadiumi i mbuluar me ujë nga sasia e tepërt e reshjeve ishte pengesa kryesore në zhvillimin e ndeshjes.
Në të vërtetë gjendja e stadiumit nuk ishte e mirë as para fillimit të ndeshjes për shkak të shiut, por gjyqtari i ndeshjes vendosi që të luhet ndeshja, pasi që edhe kapitenët e të dy skuadrave pranuan të luajnë.
Megjithatë në minutën e shtatë të ndeshjes gjyqtari e ndërpreu takimin, për t’i dhënë një pauzë gjysmë orëshe.
Pas pauzës gjyqtari u kthye në fushë për ta kontrolluar atë dhe vendosi që ndeshja të shtyhet për një datë tjetër, ndërsa rezultati deri në ato çaste ishte 0-0.