UEFA
Ndërrohen qytetet nikoqire të EURO2020
23 April, 2021 @23:50
UEFA ka bërë të ditur sot se janë ndërruar disa qytete nikoqire për EURO 2020 për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.
Kështu, nënkryetari i UEFA-së Zbigniew Boniek, ka bërë të ditur se ndeshjet e parapara të luhen në qytetin e Bilbaos do të barten në Sevilla, kurse ato në Dublin o do të luhen në St. Petersburg.
Gjithashtu është caktuar të luhen ndeshjet edhe në Munchen, me kusht që të garantohen 14 mijë e 500 shikues në stadium.
Kampionati Evropian do të fillojë më 11 qershor 2021.