SERIE A
Ndërron jetë ish-futbollisti i Juventus
18 June, 2021 @22:20
Ka ndërruar jetë ish-futbollisti italian, Giampiero Boniperti.
Për futbollin italian dhe veçanërisht për Juven kjo është një ditë e trishtuar. Giampiero Boniperti ka ndërruar jetë gjatë natës, në moshën 92 vjeç.
Boniperti ishte i lindur në Barengo, Piemonte, Boniperti i cili kishte nënshkruar për Juventusin në moshën 16 vjeç, ku dhe i kishte krijuar vetes një reputacion para kësaj në nivelin e të rinjve, pasi ai shënoi 11 gola në një ndeshje. Ai luajti ndeshjen e tij të parë për “Zonjën e Vjetër” në Serie A në 2 Mars 1947 kundër AC Milan, e cila ndeshje kishte përfundiar me një humbje për Juventus, 2–1.
Goli i tij i parë për ta(Juventus) në kampionat ishte tre muaj më vonë, kundër skuadrës së Sampdoria. Juventus përfundoi sezonin 1946–47 në Serie A , ku Giampiero e përfundoi sezonin me pesë gola në gjashtë ndeshje.
Midis shumë homazheve për të, erdhi edhe ai i presidentit të klubit të Juventusit, Andrea Agnelli, i cili e ka shkruar për atë në Twitter, duke shoqëruar mesazhin me një foto me të ndjerin duke shkruar: “Atë ditë në vitet tetëdhjetë, kur mora një telegram me rastin e një Sisport fitore ndaj Torinos ... atë ditë zbuloj Bonipertin, atë ditë zbuloj elementin e tretë të Juve që hyn tek unë. Legjendë për të gjithë ”.