IN MEMORIAM

Ndërron jetë kryetari i parë i FFK-së
10 October, 2020 @17:55
Sot në moshën 76 vjeçare, ka ndërruar jetë kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Bytyqi.
Bytyqi udhëhoqi me futbollin kosovar në vitet më të vështira, atëherë kur të ishe kryetar duhej të ishe i guximshëm, për shkak të represionit serb.
Ai do të mbahet në mend si kryetar i parë i FFK-së pas pavarësimit të futbollit kosovar, ndërsa me ftesën e kryetarit gjithashtu të ndjerë, Fadil Vokrri, Bytyqi kishte qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Budapesht, kur Kosova u bë anëtare e UEFA-së.
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish kryetarit të Lirisë dhe FFK-së, Agim Bytyqi, Federata e Futbollit të Kosovës, LRF e Prizrenit dhe KF Liria, mbajnë mbledhje komemorative, kushtuar figurës së të ndjerit, Agim Bytyqi.
Mbledhja, mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, në ora 15.00.
Në këtë ceremoni mortore pritet të marrin pjesë figura dhe gjenerata të ndryshme, që punuan dhe vepruan me të ndjerin nga mbarë Kosova e më gjerë.
Pas mbledhjes, vijon ceremonia e varrimit.
Bytyqi ka qenë udhëheqës i KF Liria i gjeneratës së artë të viteve 70-ta kur klubi nga Metohija iu ishte vendosur emri shqip, Liria.
FAZA PËRGATITORE

Foto: KF Drenica
21 January, 2021 @15:43
Skuadra e Drenicës të shtunën do ta zhvillojë një tjetër ndeshje kontrolluese në Durrës, ku po qëndron në kuadër të…
FAZA PËRGATITORE

21 January, 2021 @15:20
Skuadra e Llapit e cila po e kalon fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, nesër do ta zhvillojë ndeshjen e…
MIQËSORE

20 January, 2021 @18:57
Pas fitores kundër skuadrës nga liga elite e Polonisë, Jagiellonia, skuadra e Ballkanit ka shënuar një tjetër fitore në miqësore…
DRITA

20 January, 2021 @17:03
Skuadra e Dritës sot ka ateruar në Antalya të Turqisë ku do të qëndrojë me qëllim të përgatitjes për gjysmëstinorin…
ARBËRIA

FOTO / Arbëria
19 January, 2021 @22:54
Skuadra e Arbërisë u mposhtë nga skuadra ruse Akhmat me rezultat 3-1. Kjo ndeshje është luajtur në sistemin prej 3…