IN MEMORIAM

Panorama
Ndërron jetë Kuze
17 June, 2013 @9:02
“Jam i sëmurë nga leukemia. Kështu më diagostifikuan, por në spital po shkoj i qetë dhe i sigurtë se mund ta fitojë edhe këtë betejë,” kishte thënë Kuze, në momentin kur e kuptoi sëmundjen.
Deklarata u dha katër muaj më parë për mediat kroate, ndërsa dje në moshën 61 vjeçare ai u nda nga jeta.
Kroati Josip Kuze drejtoi kombëtaren shqiptare në futboll prej majit të vitit 2009 deri në tetor të vitit 2011.
Shumë futbollistë të kombëtares shqiptare kanë shprehur ngushëllimet e tyre drejt familjes së trajnerit, i cili suksesin më të madh në karrierë e arriti me Dinamo Zagrebin dhe konsiderohet si legjendë e këtij klubi kroat.