PËRBALLJA

REUTERS
Rikthimi italian
16 June, 2013 @9:52
Italia është njëra ndër ekipet e pakta në botë që ka zhvilluar më shumë ndeshje në Kampionate Botërore sesa Meksikoja.
Mirëpo, meksikanët kanë probleme për të shkuar në Kampionat Botëror vitin tjetër. Ata nuk po arrijnë të shënojnë gola. Kanë barazuar pesë nga gjashtë ndeshje të fundit në kualifikime për Brazil 2014 dhe prej tyre katër ndeshje kanë përfunduar me rezultat 0-0.
Italia nuk ka telashe të tilla. Cesare Prandelli ka rehatuar Italinë si kurrë më parë. Ata po hapërojnë sigurtë drejt Brazilit 2014 - ndërsa paraqitja e mrekullueshme në Euro 2012, është shembulli më i afërt.
Sonte të dyja skuadrat ndeshen për të shënuar fitore, pasi që e kanë në grup edhe Brazilin dhe nuk e kanë të sigurtë kualifikimin.
Fitorja e fundit e italianëve ndaj Meksikos daton 20 vjet më parë. Janari i 1993-së dhe golat e Roberto Baggios dhe Paolo Maldinit - janë ato të fitores së fundit të azzurëve ndaj kundërshtarit të sotëm.
Andrea Pirlo me paraqitjen e sotme, pritet të regjistrojë paraqitjen e 100-të për përfaqësuesen italiane dhe të hyjë te legjendat si: Fabio Cannavaro (136), Gianluigi Buffon (128), Paolo Maldini (126) dhe Dino Zoff (112).
KUPA E KONFEDERATAVE, SONTE:
21:00 Maracana, Rio de Janeiro | Italia - Meksiko |
GRUPI A:
1 | Brazili | 1 ndeshje | 3 pikë | |
2 | Italia | pa ndeshje të zhvilluar | pa ndeshje të zhvilluar | |
3 | Meksiko | pa ndeshje të zhvilluar | pa ndeshje të zhvilluar | |
4 | Japonia | 1 ndeshje | 0 pikë |