VALAIS

Valais Youth Cup
Shkelet Kosova
15 June, 2013 @17:24
Skuadra e Egjiptit ka shkelur përfaqësuesen e Kosovës në Zvicër. Egjiptasit kanë mposhtur 8-0 skuadrën e Kosovës, e cila pësoi një turpërim në pjesën e dytë kur pranuar gjashtë gola.
Edhe pse në ndeshjen e parë Kosova U-20 e udhëhequr nga Rafet Prekazi kishte shumë gjasa të shkonte në finale pas penalltive dhe pati paraqitje të mrekullueshme - sot ata dëshpëruan tërësisht, duke u demoluar.
Në finale sonte takohen Brazili dhe Gana. Ky turne ka qenë turneu i parë ku Kosova është paraqitur zyrtarisht si përfaqësuese e pranuar me të drejta të përgjysmuara në FIFA.