SELEÇAO

Getty Images
Vallëzimi i Neymarit
16 June, 2013 @9:25
Luiz Felipe Scolari ka thënë se ky Brazil mund të bëhet ekip legjendar, pas fitores ndaj Japonisë 3-0 në ndeshjen hapëse të Kupës së Konfederatave.
Neymar, Paulinho dhe Jo shënuan golat, në fitoren e sigurtë braziliane.
“Më së shumti më ka kënaqur rezultati,” tha Scolari. “Nëse zhvillohemi ende taktikisht, s’ka kush të na ndalë, mund të bëhemi skuadër e madhe. Ne duhet të tregohemi.”
Neymar, i cili kaloi në radhët e Barcelonës, për 60 milionë euro nga Santosi javë më parë, inspiroi Brazilin në fitore me një volej mbresëlënës që në minutën e tretë të ndeshjes.
Japonia provoi dy-tre herë nëpërmjet të disponuarit Keisuke Honda, por fillimi i pjesës së dytë dhe goli i Paulinhos - ua prishi planet e shpresat - dhe fitorja prej 3-0, kur në fund shënoi zëvendësuesi Jo, ishte e pashmangshme.
Njeriu i ndeshjes në fitoren braziliane padyshim se ka qenë Neymar. Paraqitje shumë e mirë në fushë, gol senzacional, shtytës i ekipit…